Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Jeta përtej uniformës e policit hero që shpëtoi 4 persona, Mustaj: Bëj vetëm mirë në jetë
Efektivi 26-vjeçar Klajdi Mustaj, i cili shpëtoi personat në një automjet që u aksidentua në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier dhe rrezikoi të shpërthente në flakë, ka një histori familjare të mbushur me vepra të mira. Rrethuar nga dashuria e gjyshërve, nuk zhgënjeu. Gjyshi nga babai me gradën kapiten i parë në prapavijën e Ministrisë së Brendshme. Gjyshi nga nëna gjeneral. Të dy i kishin mësuar të bëjë vetëm mirë në jetë. Kur nevoja e deshi, Klajdi Mustaj, sot 26-vjeçar, e vuri në zbatim. “Nuk ishte rastësisht, është edukuar në një me një frymë të tillë që të bëjë vetëm të mirë në jetë”, tregon babai i tij, Meçan Mustaj. Ishte 8 gusht kur Qafa e Koshovicës në Fier një automjet i...