Shtimet e rasteve/ Çdo ditë 10-15 fëmijë me viroza shtrohen në pediatri me infeksione, mjekët bëjnë apel: Kujdes

Shtimet e rasteve/ Çdo ditë 10-15 fëmijë me viroza shtrohen në pediatri me infeksione, mjekët bëjnë apel: Kujdes

Ditët e fundit, në Berat janë shtuar rastet e fëmijëve të prekur nga virozat, por edhe e moshave më të rritura me çrregullime gastro-intestinale. Shkak luhatja e temperaturave. Në Berat, çdo ditë 10 deri në 15 fëmijë shtrohen në repartin e pediatrisë me dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Ditët e fundit është vënë re një numër i shtuar i rasteve edhe me çrregullime gastro-intenstinale dhe intoksikacione, thotë shefi i këtij shërbimi, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku. “Ditët e fundit janë paraqitur raste me çrregullime gastro-intenstinale dhe ndryshe nga vitet e tjera, mund të themi se numri i rasteve të infeksioneve të aparatit gastro-intensinal ka pasur këtë vit rritje. Këto raste virale janë shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike, të nivelit të lartë të lagështirës në...