Raporti/ Një në pesë familje shqiptare merr borxh për të jetuar

Raporti/ Një në pesë familje shqiptare merr borxh për të jetuar

Në sondazhin “Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve në Shqipëri” që Banka Qendrore ka realizuar rezulton se 35 për qind e borxheve janë marrë për konsum. Hierarkia e nevojave që ka shtyrë shqiptarët drejt borxheve pasohet nga blerjet apo riparimet e banesave, zhvillimi i biznesit dhe studimet. “Kjo vjen si pasojë e dy arsyeve. të ardhurat janë aq të ulëta sa shumica e tyre duhet të shkojë për ushqim dhe çmimet e këtyre të fundit janë rritur ndjeshëm. Kështu që shqiptarët detyrohen të marrin borxhe  edhe për t’u ushqyer”, thotë Xhonsila Hoxha, eksperte e ekonomisë. Gati gjysma e huave të marra nga familjet shqiptare vitin e shkuar ishte në institucionet financiare. Pjesa tjetër i kanë marrë borxh paratë te të afërmit. “Shumë e vështirë është...