Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Shkodër, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person. Policia e Shkodrës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gimaj, ku personi me inicialet A.B ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte pas një defekti, i cili më pas është përmbysur. “Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti është përmbysur.”, thuhet në njoftimin e Policisë. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri me inicialet M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.