Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë
Kompania postare “DHL”, e cila fitoi tenderin për shpërndarjen dhe marrjen zarfave për votën e diasporën, nuk e ka marrë ende pagesën prej 8.6 milionë eurosh, edhe pse kanë kaluar rreth 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit. “DHL”, i është drejtuar me një shkresë që mban datën 1 Shtator, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ku i kërkon që ta kryejë pagesën brenda muajit shtator, ose në të kundërt, do të duhet të paguajë edhe një kamatvonesë prej 260 mijë eurosh. Në shkresë theksohet se kjo është një kërkesë e përsëritur drejtuar Celibashit, por nuk ka patur reagim nga ana e tij. Më tej, shtohet se i mirëkuptojnë vonesat e deritanishme, por shpresojnë që pagesa të kryhet brenda 15 ditëve nga marrja e kësaj...