Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tabaku: Turizmi nuk e fsheh dot krizën – Shqiptarët po humbasin besimin tek ekonomia
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet një statusi të bërë në FB, ka reaguar mbi gjendjen ekonomike të vendit, duke theksuar se edhe muaji gusht, i konsideruar tradicionalisht si kulmi i sezonit turistik, nuk ka mundur të maskojë krizën e thelluar ekonomike që po përjetojnë qytetarët shqiptarë. Sipas saj, treguesi i ndjesisë ekonomike ka rënë me 0.8 pikë vetëm gjatë muajit gusht, ndërsa sektori industrial ka pësuar një rënie të ndjeshme me 4 pikë, dhe sektori i shërbimeve me 2.1 pikë. Edhe konsumatorët janë më pesimistë, me një rënie prej 0.5 pikësh në ndjesinë e tyre ekonomike, çka sipas Tabakut tregon më pak blerje dhe më shumë frikë për të ardhmen financiare. Postimi në FB: Gusht e gunë As turizmi dhe as...