Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Homazhet për Dhimitër Anagnostin! Miq e kolegë i japin lamtumirën e fundit kolosit të kinematografisë shqiptare
Sot po zhvillohen homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti. Familjarë, kolegë apo qytetarë kanë mbërritur në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Homazhet pritet të zhvillohen deri në orën 13:00. Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. Kush ishte Dhimitër Anagnosti? Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një...