Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Anglia pezullon bashkimet familjare! Emigrantët përballen me masa të reja, ndryshojnë rregullat për azilkërkuesit
FOTO ILUSTRUESE BRITANIA E MADHE-Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit. Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper në një deklaratë të gjerë në Parlament mbi sistemin e azilit, u shpreh se do të paraqesë rregulla të reja për imigracionin për të pezulluar përkohësisht aplikimet e reja për bashkimin familjar të refugjatëve përpara reformave të rëndësishme që do të futen në fuqi pranverën e ardhshme. Sipas rregullave të reja, ata që kërkojnë të sjellin familjarët e tyre në Britaninë e Madhe do të duhet të përmbushin disa kushte më të forta: të kenë të ardhura të mjaftueshme, të njohin gjuhën angleze dhe të kenë jetuar një periudhë minimale në vend. Cooper tha se qëllimi i këtyre masave është të ruhet...