Anglia pezullon bashkimet familjare. Refugjatët përballen me kërkesa të reja, ndryshojnë rregullat për azilkërkuesit

Anglia pezullon bashkimet familjare. Refugjatët përballen me kërkesa të reja, ndryshojnë rregullat për azilkërkuesit

Bota E Martë, 2 Shtator 2025 11:02 Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit, veçanërisht pranë hoteleve ku strehohen azilkërkues. Në këtë klimë të tensionuar, Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, ka dalë para Parlamentit me një paketë të re masash që synon të forcojë kontrollin mbi emigracionin dhe azilin. Një nga ndryshimet kryesore që ajo prezantoi ka të bëjë me ribashkimin familjar të refugjatëve. Sipas rregullave të reja, ata që kërkojnë të sjellin familjarët e tyre në Britaninë e Madhe do të duhet të përmbushin disa kushte më të forta: të kenë të ardhura të mjaftueshme, të njohin gjuhën angleze dhe të kenë jetuar një periudhë minimale në vend. Cooper tha se qëllimi i këtyre masave është...