Zbulim i Rrallë Arkeologjik në Bulqizë: Varri Monumental Romak që rishkruan historinë e Dibrës

Zbulim i Rrallë Arkeologjik në Bulqizë: Varri Monumental Romak që rishkruan historinë e Dibrës

Një nga zbulimet më të rëndësishme të arkeologjisë shqiptare ka dalë në dritë së fundmi, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor dhe të institucioneve kulturore në vend. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi lajmin përmes rrjeteve sociale, duke theksuar rëndësinë unike të këtij zbulimi për trashëgiminë tonë historike. Gjatë punimeve të projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, të udhëhequr nga Instituti i Arkeologjisë, është zbuluar varri i parë monumental i periudhës romake në territorin shqiptar. Ky varr përfaqëson një kompleks arkitektonik të rrallë, me përmasa mbresëlënëse prej rreth 9 x 6 metra dhe një dhomë funerare me lartësi 2.4 metra, transmeton KultPlus. Një nga elementët më të rëndësishëm të monumentit është mbishkrimi bilingual romak, i pari i këtij lloji i...