Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Elbasan, plagoset një prej shoferëve
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”. Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.