Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Dimal Basha kërkon të tërhiqet emri i tij nga artikulli ku flitej për UÇK-në
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar zyrtarisht largimin e emrit të tij nga një artikull shkencor ku flitej për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas kritikave që lindën lidhur me përmbajtjen e tij.Basha tha se nuk ka qenë në dijeni se shkrimi i tij mbi fundamentalizmin islamik ishte bashkautorësi me autoren Jana Arsovska dhe u publikua së bashku me kapituj që lidhnin UÇK-në me financime nga trafikantë droge.“Unë kam dërguar një e-mail zyrtar ku kërkoj që kapitulli që kam shkruar dhe emri im të tërhiqen nga artikulli. Nuk kam të bëj me pjesën tjetër, dhe këtë e pranon edhe autorja tjetër,” tha Basha, duke kërkuar falje për “pakujdesinë” e tij.Kryetari i Kuvendit theksoi se artikulli daton nga viti 2012, kur ai ishte...