Muzeu Van Gogh paralajmëron se do të mbyllet nëse shteti nuk e financon

Muzeu Van Gogh paralajmëron se do të mbyllet nëse shteti nuk e financon

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të jashtëzakonshëm: pa fonde të reja qeveritare, mund të detyrohet të mbyllë dyert e tij. Muzeu thotë se një mungesë në mbështetjen shtetërore kërcënon një plan rinovimi prej 104 milionë eurosh dhe bashkë me të sigurinë e pikturave, dhe të ardhmen e një prej monumenteve kulturore më të vizituara të Holandës. “Nëse kjo situatë vazhdon, do të jetë e rrezikshme për artin dhe për vizitorët tanë. Kjo është gjëja e fundit që duam – por nëse vjen deri këtu, do të na duhet ta mbyllim ndërtesën.”- është shprehur në një deklaratë për mediat drejtoresha e muzeut. Në vitet e fundit, muzeu ka...