Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ishte në arrest shtëpie dhe ktheu apartamentin në laborator droge/ Shqiptari kapet duke trafikuar lënde narkotike nga dera e banesës
Një shqiptar 40-vjeçar është arrestuar nga Policia Italiane në periferi të Primavalles, në kompleksin famëkeq të banesave Bastogi, pasi drejtonte një aktivitet të mirëorganizuar trafiku droge, pavarësisht se ndodhej nën arrest shtëpiak. Burri kishte kthyer banesën e tij në një qendër shitjeje dhe përpunimi droge, duke pritur klientët e tij në një derë pranë daljes së emergjencës së pallatit, të cilët kontrolloheshin më parë nga “rojet e lagjes” që kujdeseshin të mos kishte të panjohur apo agjentë civilë mes tyre. Pasi klientët jepnin porosinë, shqiptari futej në shtëpi dhe kthehej me dozat e drogës gati për shitje, pa u larguar asnjëherë nga banesa. Policia italiane kishte vëzhguar prej ditësh lëvizjet e dyshimta në hyrje-daljet e apartamentit dhe, pas një operacioni të befasishëm, bastisi banesën me...