“Pilotët përdorën harta letre”/ Rusët fikën GPS e avionit të presidentes së KE, Von der Leyen

“Pilotët përdorën harta letre”/ Rusët fikën GPS e avionit të presidentes së KE, Von der Leyen

Frikë në lartësi për presidenten e Komisionit Europian. Financial Times raporton për një sulm të mundshëm të Rusisë kundër Ursula von der Leyen, duke i çaktivizuar shërbimet e navigimit GPS, avionit me të cilin ajo po fluturonte drejt Bullgarisë. Sipas të dhënave, ndërhyrja kibernetike ka detyruar pilotin e mjetit fluturues që të bënte një ulje në aeroportin bullgar duke përdorur harta prej letre. Financial Times, shkruan se avionit, që transportonte presidenten Von der Leyen në Plovdiv të dielën pasdite, i ishin fikur sistemet e navigimit elektronik pasi i ishte afruar aeroportit të qytetit. Sipas 3 burimeve të ndryshme të cituara nga media prestigjoze, bëhet fjalë për një incident të konsideruar si një operacion të ndërhyrjes së Rusisë. Një prej zyrtarëve i ka thënë Financial Times...