‘3 mln lekë fatura’! UKT kërkesë KQZ-së: PSD të paguajë detyrimet

‘3 mln lekë fatura’! UKT kërkesë KQZ-së: PSD të paguajë detyrimet

Tom Doshi TIRANË-Ujësjellësi i Kanalizime Tiranë (UKT) i është drejtuar me shkresë zyrtare Partisë Socialdemokrate dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për një detyrim të papaguar financiar të këtij subjekti politik, me kryetar Tom Doshin. Subjekti politik PSD rezulton të jetë debitor për moslikuidimin e kamatës vonesave dhe faturave të ujit në vlerën 336,819.4 lekë të rinj. Në shkresën drejtuar KQZ theksohet se nëse ky detyrim nuk paguhet brenda 30 ditësh, UKT mund të ndërmarrë masa administrative, përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe procedura për mbledhjen e detyrimit sipas ligjit. SHKRESA