Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Si do të jetë qeveria Rama 4? Berisha: Kartelet e dr*gës në sherr për emrin e ministrit të Brendshëm
Më 11 shtator kryeministri Edi Rama do të zbulojë qeverinë e re. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa pohon se lufta më e madhe po bëhet për Ministrinë e Brendshme. Në një konferencë për mediat, ai tha deklaroi se kartelet e drogës po përplasen me njëri-tjetrin për të influencuar zgjedhjet e kryeministrit. ”Priten përleshje të mëdha midis tyre, kush të marrë Ministrin e Brendshëm. Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin. E keni marrë vesh besoj. Të tjerë janë për atë Dyrmishin. Ata e lanë Arkend Ballën dhe duan Vlorën tani. Këta të Elbasanit nuk heqin dorë nga Taulanti. Tani, betejat po zhvillohen midis klaneve, karteleve të drogës”, tha Berisha.