Tentoi të fuste kontrabandë 49 iPhone në Shqipëri, arrestohet në Portin e Durrësit 53-vjeçari nga Kosova

Tentoi të fuste kontrabandë 49 iPhone në Shqipëri, arrestohet në Portin e Durrësit 53-vjeçari nga Kosova

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smartphone”, duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave në hyrje të territorit shqiptar. Gjatë këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë, i cili tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme 49 celularë të markës iPhone, të fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte. Celularët nuk kishin fatura blerjeje dhe dyshohet se ishin pjesë e një skeme kontrabande për të shmangur detyrimet doganore. Policia sekuestroi gjithashtu kamionin dhe 2 aparate celularë që përdorte i arrestuari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme. Policia Kufitare njofton se kontrollet në pikat kufitare do...