Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Homazhet në nder të regjisorit mbahen nesër në Teatrin e Operës dhe Baletit
Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen të marten datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00. “Homazhet per Dhimitër Anagnostin do te zhvillohen te marten date 02 shtator ne Hollin e Teatrit te Operes dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00”, ka shkruar e bija Juna Anagnosti. Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale. “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo. Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të...