Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Kam zbritur, duke të dhënë krahun, së paku një milion shkallë dhe tani që s’je më, zbrazëtia është në çdo prag’
Poezi nga Eugenio Montale Kam zbritur, duke të dhënë krahun, së paku një milion shkallëdhe tani që s’je më, zbrazëtia është në çdo prag.Qoftë dhe si i tillë, ish i shkurtër rrugëtimi ynë i gjatë.Imi po zgjat ende, e s’më lypen mërastisjet, rezervimet,kurthet, damkosjet e kujt besonse e vërteta qenka ajo që shquhet. Kam zbritur miliona shkallë duke të dhënë krahunjo ngaqë me katër sy mbase shquhet më tepër.Bashkë me ty i kam zbritur ngaqë e dija se nga tonat,bebëzat e vetme të vërteta, ndonëse plot mjegull,ishin të tuat. 1967 Përktheu: Edon Qesari/ KultPlus.com