Transport droge në Tiranë, bien në pranga dy persona në Kamëz

Transport droge në Tiranë, bien në pranga dy persona në Kamëz

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shitje droge në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”. Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel