160 mln euro import energjie/ Thatësira nxjerr zbuluar ‘Tigrat’ lundrues të Belës

160 mln euro import energjie/ Thatësira nxjerr zbuluar ‘Tigrat’ lundrues të Belës

Boldnews.al Thatësira e gjatë e vitit 2025 ka detyruar Korporatën Elektronergjitike Shqiptare (KESH) që të importojë rreth 160 milionë euro energji elektrike, me një rritje prej rreth 100 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë e një viti më parë. Të dhënat janë publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në të cilat theksohet se konsumi është rritur ndjeshëm gjatë periudhës së verës. Shpenzimet për importimin e energjisë elektrike kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara. Por ajo që duhet të ishte ndryshe për këtë vit është fakti se Shqipëria tashmë ka në dispozicion “Tigrin 1” dhe “Tigrin 3”, dy centrale lundruese, të cilat, si rregull, duhet të ndihmonin vendin në situatë krize energjitike. Dy anijet-gjeneratorë, të mbërritur nga Bangladeshi dhe që presupozohej të...