Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore, 34 studentë në listën e zezë të dekanit
Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë denoncojnë se dekani Milivoj Alanović, i mbështetur hapur nga pushteti i Beogradit, ka nisur kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tyre vetëm pse guxuan të protestojnë kundër padrejtësive dhe kontrollit politik në universitet. Në një email zyrtar, Alanoviç u ka dërguar një listë me emrat e 34 studentëve “të papërshtatshëm” duke paralajmëruar se ndaj tyre do të hapen procedura disiplinore, një gjest tipik i regjimeve represive. Që prej 26 gushtit, kur dekani, i shoqëruar nga disa punonjës dhe policë, sulmoi me dhunë studentët që kishin bllokuar fakultetin, situata është përshkallëzuar. Brenda dhe jashtë godinës janë vendosur dhjetëra policë, të cilët jo vetëm që...