Sherr mes dy grupeve, 2 të plagosur me thikë, 8 të arrestuar! Çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Korçë

Sherr mes dy grupeve, 2 të plagosur me thikë, 8 të arrestuar! Çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Korçë

PAMJE NGA VENDNGJARJA KORÇË-Një përplasja fizike mes dy grupeve u raportua mbrëmjen e djeshme (31 gusht) në një lokal në zonën e parkut të Korçës. Të rinjtë janë përfshirë në një sherr me thika ku si pasojë dy prej tyre, Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro u mbetën të plagosur. Mbrëmjen e djeshme pas konfliktit u shoqëruan në komisariat të dyshuar si autorë, shtetasit Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi, ndërsa sot më shumë se 8 persona janë vënë në pranga, të cilët rezultojnë të kenë qenë pjesë e konfliktit masiv.