Sherr me thika në Korçë, dy të plagosur

Sherr me thika në Korçë, dy të plagosur

Një konflikt i dhunshëm mes dy grupeve ka përfunduar me plagosjen e dy personave mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë parkut të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes janë përdorur mjete të forta dhe thika, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, shtetasit S.Sh dhe M.Xh. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa një prej tyre raportohet se ka marrë plagë në pjesën e barkut. Mësohet se konflikti ka nisur për motive banale dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.