Amerikanët në gjyqin e Thaçit, SHBA kërkon të asistojë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve në Hagë

Amerikanët në gjyqin e Thaçit, SHBA kërkon të asistojë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve në Hagë

Zyrtarë nga administrata amerikane pritet të marrin pjesë në seancat gjyqësore për çështjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara të Hagës kur mbrojtja të nisë me paraqitjen e provave. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat në Kosovë, të cilat kanë publikuar edhe një dokument ku SHBA ka paraqitur një sërë kërkesash që lidhen me rregulloren për dëshmitarët. Këto kërkesa përfshijnë kufizimin e pyetjeve gjatë ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, si dhe që kundër-ekzaminimi të mbetet brenda të njëjtit kuadër dhe të përqendrohet vetëm në çështjet që prekin besueshmërinë e dëshmitarit. Gjithashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka kërkuar njëkohësisht që zyrtarët e saj të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje. Autoritetet amerikane pritet të dorëzojnë zyrtarisht...