Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
158 vjet nga vdekja e poetit francez, Charles Baudelaire
Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë dhe nderojmë një nga figurat më të shquara të letërsisë botërore, Charles Baudelaire. Sot, përshëndesim 158-vjetorin e vdekjes së tij, duke i bërë homazhe trashëgimisë së tij të jashtëzakonshme letrare, që ka ndikuar thellësisht në krijimtarinë letrare moderne. Charles Baudelaire (Sharle Bodler) lindi më 9 prill të vitit 1821 në Paris dhe vdiq më 31 gusht të vitit 1867, ishte veprimtar i shquar dhe ndër figurat kryesore të periudhës të romantizmit të vonë. Pas vdekjes të së shoqit, nënë e tij u martua me një kolonel i cili duke qenë shumë i ashpër nxiti e provokoi urrejtjen e të birit. Marrëdhëniet me të ëmën nuk i kishte fort të mira dhe ky faktor shkaktoi te ai krizën ekzistenciale që e shoqëroi për tërë jetën. Në 1833 njerku e regjistroi në “Kolezh...