Historia/ Finlanda heq svastikën naziste si simbol të forcave ajrore

Historia/ Finlanda heq svastikën naziste si simbol të forcave ajrore

Forcat Ajrore Finlandeze kanë njoftuar se do ta heqin përgjithmonë svastikën nga flamuri i tyre. Ajo ka shërbyer si simbol i institucionit që nga viti 1918. Të shohësh svastika në flamujt e një vendi anëtar të NATO-s është e habitshme. Megjithatë, ajo ka qenë simboli zyrtar i Forcave Ajrore Finlandeze për më shumë se një shekull. Ose më saktë, ishte. Forcat Ajrore Finlandeze sapo kanë njoftuar heqjen e përhershme të svastikës nga flamujt e tyre, pasi i kanë hequr ato tashmë nga uniformat dhe simbolet e tyre dalluese. " Mund të kishim vazhduar me svastikën, por ndonjëherë ishte bezdisëse për vizitorët e huaj. Ndoshta është më e mençur të ecim me kohën ", tha për transmetuesin publik YLE kreu i ri i Forcave Ajrore Finlandeze, Tomi Böhm. Një homazh...