“Gruaja i iku me gjithë fëmijët”/ Flet shoku i 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në Korçë: Vdiq nga varfëria, kohëve të fundit…

“Gruaja i iku me gjithë fëmijët”/ Flet shoku i 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në Korçë: Vdiq nga varfëria, kohëve të fundit…

Flet shoku i fëmijërisë së Petro Seferit 60-vjeçarit që u gjend një ditë më parë i dekompozuar në banesën e tij në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës. Admir Sulejmani tregon se 60-vjeçari ishte i varfër dhe nuk kishte familje, pasi bashkëshortja dhe dy fëmijët e kishin braktisur. “Jam rritur me atë, nga varfëria vdiq, nuk e trajtonte shteti, tani kohëve të fundit i dha një kemp edhe siç e pësoi. Ishte i sëmurë,me tension me zemër, skishte mundësi financiare, gruaja i kishte ikur, me gjithë fëmijët i kishte ikur. Gruan nuk e kishte, nuk ja kishim parë ndonjëherë fëmijët, ai dilte që nga shtëpia vinte këtu, pinte cigare kërkonte, skishte… E takonim me ne rrinte,ja ku rri me shpi këtu te ky pallati....