Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
PD: QSUNT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve
Partia Demokratike tha sot se sistemi shëndetësor publik ndodhet në një situatë alarmante. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli nëpërmjet një deklarate për mediet tha sot se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dhënë “urdhër për ndalimin e analizave laboratorike për pacientët, për shkak të tejkalimit të buxhetit mujor të koncesionarit privat që menaxhon këtë shërbim”. Duke iu referuar sipas saj “një emaili të brendshëm të QSUNT-së, dëshmohet qartë se pacientët nuk mund të marrin analiza bazike shëndetësore nëse është arritur ‘tavani financiar’ i përcaktuar në kontratën koncesionare”. Sipas Vangjelit, ky precedent i rrezikshëm tregon qartë se në sistemin aktual shëndetësor shqiptar, jeta e pacientëve është kushtëzuar nga kufizime financiare, të imponuara nga kontrata të dyshimta publike-private. “PD kërkon me urgjencë të ndërpriten menjëherë...