Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Qëlloi me armë zjarri ndaj një automjeti, ja kush është autori 30-vjeçar! Zbulohet roli i mikut të tij
Këta që shihni në foto janë 30 vjeçari Kid Kazazi që u arrestua këtë të shtunë dhe bashkëpunëtori i tij, 31-vjeçari Ferhat Kaja. Kid Kazazi rezulton një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.Lexo edhe :Related Posts Sipas njoftimit të policisë, Kazazi më 30 maj 2025, në fshatin Fllakë, Durrës, kishte qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti ku ndodheshin tre shtetas, për motive të dobëta. Për këtë ngjarje, Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Kid Kazazi është ndjekur dhe vëzhguar për 3 ditë me radhë nga agjentët e Komisariatit nr. 2, pasi fillimisht u ndalua me ID dhe patentë italiane me emrin Keyan Rama....