Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
OKB mbyll mandatin e UNIFIL në Liban në vitin 2026
Bota E Enjte, 28 Gusht 2025 21:11 Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar zgjatjen e misionit paqeruajtës në Liban deri në fund të vitit 2026, kur do të fillojë një “tërheqje e sigurt dhe e rregullt” njëvjeçare. Pesëmbëdhjetë vendet miratuan projektrezolutën franceze unanimisht pasi arritën një kompromis me Shtetet e Bashkuara. Versioni i fundit i tekstit “i bën thirrje UNIFIL-it të ndërpresë operacionet e tij më 31 dhjetor 2026 dhe të fillojë tërheqjen e sigurt dhe të rregullt të personelit të tij nga ajo datë brenda një viti, në konsultim të ngushtë me Qeverinë libaneze”. Qëllimi është “ta bëjmë qeverinë e Libanit garantuesen e vetme të sigurisë në Libanin jugor”, theksohet në tekst. Shtetet e Bashkuara, aleatët e Izraelit, e kanë vënë vazhdimisht në...