Begaj: Shqipëria do të mbetet avokate dhe mbrojtëse e Kosovës

Begaj: Shqipëria do të mbetet avokate dhe mbrojtëse e Kosovës

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, të stërvitur në Shqipëri në vitin 1991, familjarë të martirëve dhe ish-pedagogët ushtarakë që kryen trajnimet e asaj kohe. Kreu i Shtetit vlerësoi guximin dhe sakrificën e tyre dhe, po ashtu, rolin e ushtarakëve të Shqipërisë në përgatitjen politike, logjistike dhe ushtarake. Duke i cilësuar ata si “njerëz që kanë shkruar një faqe të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar”, Presidenti Begaj u shpreh se akti i vitit 1991 duhet vlerësuar për rëndësinë historike si dhe të mësohet në shkolla për të mos mbetur në harresë. Presidenti Begaj theksoi se nga ky moment, nga kjo sakrificë nisi udha drejt luftës për çlirimin e Kosovës dhe se vepra e të gjithë...