Vendimi për pezullim nga detyra, Guvernatorja e Fed padit Donald Trump

Vendimi për pezullim nga detyra, Guvernatorja e Fed padit Donald Trump

Guvernatorja e Rezervës Federale (Fed), Lisa Cook, ka paditur presidentin amerikan, Donald Trump, për vendimin e tij për ta shkarkuar, duke hapur një betejë ligjore me peshë të madhe për tregjet financiare, raporton Financial Times. Sipas dokumenteve gjyqësore, Cook depozitoi padinë ditën e sotme, 28 gusht 2025, në një gjykatë federale në Uashington. Vendimi i saj erdhi pasi Trump deklaroi të hënën se po e shkarkonte menjëherë, duke e akuzuar për mashtrim në aplikime hipotekare. Akuzat ndaj Cook u publikuan nga Bill Pulte, drejtor federal i strehimit dhe aleat i Trump. Ai pretendon se Cook kishte paraqitur dokumente të pasakta për dy prona të blera në Michigan dhe Atlanta në vitin 2021, duke i cilësuar të dyja si banesa kryesore për të përfituar kushte më...