Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Tirana, qyteti kozmopolit ku turizmi po evoluon”, Lonely Planet: 20 gjërat që duhet të vizitoni
Nuk është e para herë që revista prestigjoze botërore, Lonely Planet, shkruan për Shqipërinë. Por artikullin më të fundit ia kushton qytetit që sipas saj po bëhet gjithnjë e më kozmopolit, Tiranës. Liston 20 destinacione, që duhen vizituar në kryeqytet kësaj ky i fundit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve. Në vendin e parë rendit, Xhaminë e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan me një arkitekturë të frymëzuar nga Xhamia Blu e Stambollit. Ndaj, sipas autores së këtij artikulli, kushdo që prek Tiranën duhet ta vizitojë patjetër këtë xhami. Lonely Planet nuk harron xhaminë historike, që identifikon Tiranën, atë të Et’hem Beut. “Afresket që zbukurojnë këtë xhami të vogël dhe simpatike të shekullit XVIII në sheshin ‘Skënderbej’ duken pothuajse po aq të...