Kaos në CDC pas refuzimit të Susan Monarez për të dhënë dorëheqjen

Kaos në CDC pas refuzimit të Susan Monarez për të dhënë dorëheqjen

Avokatët e saj: “U shënjestrua sepse mbrojti publikun duke mos miratuar urdhra të pabazuar shkencërisht” Agjencia më e lartë e shëndetit publik në SHBA u zhyt të mërkurën në kaos, pasi administrata Trump tentoi të shkarkojë drejtoreshën e saj, Susan Monarez, e cila ishte betuar në detyrë më pak se një muaj më parë. Avokatët e Monarez thanë se ajo nuk do të jepte dorëheqjen dhe se ishte “shënjestruar” për qëndrimin e saj pro-shkencës. Në një deklaratë të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale (HHS) u tha se: “Susan Monarez nuk është më drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). E falënderojmë për shërbimin e saj të përkushtuar ndaj popullit amerikan.” Por avokatët e saj reaguan menjëherë, duke theksuar se Monarez “as...