Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ Paradoksi i SPAK me Veliajn – në burg, me dosje në USB
Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, reaguan një ditë më parë pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion për t’i vënë në dispozicion materialet hetimore vetëm në format elektronik. Sipas tyre, SPAK i ka dorëzuar një USB me të gjitha aktet e dosjes, por në kushtet e izolimit ku ndodhet, Veliaj nuk ka asnjë mundësi t’i aksesojë ato. Kryebashkiaku kishte kërkuar një kopje fizike të dosjes për të përgatitur mbrojtjen e tij, por kjo kërkesë është refuzuar. Avokatët theksojnë se ky veprim cenon të drejtën e mbrojtjes së garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Një tjetër shqetësim i ngritur nga mbrojtja është edhe pamundësia për t’u takuar me avokatët ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në...