Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Çka po sheh?’ – Homazh për të zhdukurit në Muzeun e Burgut të Prishtinës
Më 29 dhe 30 gusht 2025, në ambientet e Muzeut të Burgut të Prishtinës, “Burgu i Idealit”, do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, nën moton simbolike “Çka po sheh?”. Kjo ngjarje përkujtuese, e organizuar nga organizata Molla e Kuqe me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sjell përmes artit, mendimit dhe muzikës një reflektim të thellë për mijëra njerëzit e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, dhe për trupin si hapësirë e kujtesës, dhimbjes dhe mungesës. Më 29 gusht, aktivitetet nisin me fjalën shqyrtuese të Orgest Azizit: “Montazhe të dritës dhe forma të (zh)dukjes së trupave”, një reflektim kushtuar veprës ikonike të Michel Foucault, “Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut”, në 50-vjetorin e botimit të saj.Azizi, përkthyes i librit...