Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U kapën me drogë, përfundojnë në pranga 2 persona në Tiranë
Dy persona, 37 dhe 43 vjeç janë arrestuar këtë të enjte nga policia e Tiranës. Ata u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati”, teksa bashkëpunonin për shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit. Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga. Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit: -E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtyre dy...