Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Izraeli bombardon afër Damaskut, raportohet për shumë të v*arë
Një sulm i ushtrisë izraelite pranë kryeqytetit sirian Damask ka shkaktuar të paktën gjashtë viktima nga radhët e ushtrisë siriane. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme siriane dhe u raportua gjerësisht nga mediat shtetërore. Sulmi goditi një objekt ushtarak në zonën Qeshwah, një periferi rreth 15 kilometra nga Damasku, e cila ishte bombarduar edhe një javë më parë. Sipas burimeve lokale, objekti i goditur ishte një ish-bazë e ushtrisë siriane, ku besohet se ndodheshin pajisje mbikëqyrjeje dhe armë të përdorura nga lëvizja libaneze Hezbollah. Pas bombardimeve ajrore, forcat tokësore izraelite ndërmorën një operacion në terren, të cilin Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut e cilësoi si “operacioni i parë tokësor izraelit në zonën e kryeqytetit që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assad...