Presidentja Osmani: Mbështesim ndërtimin e urave të reja mbi Ibër, kërkojmë heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

Presidentja Osmani: Mbështesim ndërtimin e urave të reja mbi Ibër, kërkojmë heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet politike në vend, sigurinë rajonale dhe proceset integruese të Kosovës. Në fjalën e saj, Presidentja Osmani ritheksoi orientimin strategjik të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin për Këshillin e Evropës, duke nënvizuar se reformat, sundimi i ligjit dhe përputhja me standardet evropiane mbeten prioritetet kryesore të institucioneve. Një pjesë e diskutimit u përqendrua tek urat mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Presidentja u shpreh se mirëpret ndërtimin e një ure të re dhe hapjen e urës kryesore, duke i cilësuar ato si ura integrimi, bashkimi dhe lëvizjeje të lirë për qytetarët. Ajo...