Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK në aksion! Zyrtarët e IMT arrestohen në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, në kërkim shoferi i drejtorit (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ndërmarrë një operacion për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Zyrtarët dyshohet se merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve. Deri tani janë arrestuar dy punonjës të kësaj strukture, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Konkretisht në pranga është vendosur inspektori Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa në kërkim është shpallur, Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT-së së Tiranës dhe një tjetër. Sipas gazetares Klodiana Lala arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, në Kombinat ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë. Ende nuk ka një njofim zyrtar nga autoritetet, ndërsa detaje të reja...