Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK aksion, arrestohen dy punonjës të IMT-së, 2 të tjerë në kërkim
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ndërmarrë një operacion për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë. Deri tani janë arrestuar dy punonjës të kësaj strukture, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni u zhvillua pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se punonjësit e IMT-së kërkonin dhe merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve. Detaje të tjera pritet të mësohen në vijim nga operacioni që është duke u zhvilluar.