Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kodi i ri Penal hidhet për konsultim publik
TIRANË-Projektligji për Kodin e ri Penal është hedhur për konsultim publik, ku do të analizohen në mënyrë me të detajuar nevoja për ndryshime dhe përmirësime për rreth gati një muaj, deri më 25 shtator. Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Drejtësisë ku njoftohet se Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar deri më tani 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese.