Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

Punonjësit e Policisë së Rendit në Shëngjin u angazhuan sot në gjetjen e një vajze 7-vjeçare që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit. Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes. Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që bëri të mundur gjetjen e të miturës....