Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe, kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza

Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe, kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza

Papa Leoni XIV ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Gjithashtu ka bërë thirrje që Izraeli të ndalojë sulmet, dhe operacionin për zhvendosjen me forcë të palestinezëve në Gaza. “Lutem që të arrihet një armëpushim i përhershëm të lehtësohet hyrja e ndihmës humanitare dhe të respektohet plotësisht ligji humanitar”, ka thënë ai gjatë një interviste në Vatikan. Palestinezët në Gaza, sipas raportimeve nga mediat po përgatiten për një ofensivë të zgjeruar nga Izraeli në disa nga zonat më të populluara të territorit, përfshirë Qytetin e Gazës, ku është dokumentuar dhe shpallur zi buke.