Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fierakja dhunon kunatin pas sherrit në familje, policia e merr nën akuzë
Një 48-vjeçare është marrë nën akuzë nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatin e saj pas një konflikti në familje. Burime zyrtare bënë sot me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të dyshuarën M. F., 48 vjeçe, banuese në Portëz. “Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të bashkëshortit të saj, për motive të dobëta”, tha policia, por pa dhënë detaje rreth dinamikës dhe shkaqeve të ngjarjes. Hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të sherrit në familje do i kryejë prokuroria vendore.