Trump i prerë: Nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes, shpallim luftë ekonomike

Trump i prerë: Nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes, shpallim luftë ekonomike

Donald Trump SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi së shpejti mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas, si dhe ka folur për mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Moskës, megjithëse tha se edhe pala ukrainase është në faj. “Unë dua që lufta të përfundojë”, u tha Trump gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë. “Ajo që e kam në mendje është shumë, shumë serioze, nëse më duhet ta bëj. Por, dua ta shoh [luftën] duke përfunduar”, theksoi ai. “Ne duam përfundimin e saj. Ne kemi sanksione ekonomike”, paralajmëroi ai. Trump shtoi: “Nuk do të jetë një luftë botërore, por do të jetë një luftë ekonomike. Një luftë ekonomike do të jetë e keqe, dhe do të jetë...