Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ngatërrim shënjestre? Tritoli iu vendos banesës së komshijes, babai i Jozefin Markut: S’e di çfarë ka bërë djali
Jozefin Marku TIRANË-Pas shpërthimit me tritol në portën e jashtme të një banese në zonën e Fushë-Kuqes, Policia ka marrë dëshminë e babait të Jozefin Markut, ish-banor i Big Brother Vip Albania. I ati i Jozefin Markut ka mohuar të ketë probleme me ndonjë person, ndërsa sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar se nuk ka asnjë dijeni. Shpërthimi me tritol u regjistrua mëngjesin e ditës së djeshme më 26 gusht në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ku lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetases M. D, alias M. B, komshije me këngëtarin Jozefin Marku. Gruaja rezulton nga të gjitha hetimet se nuk ka konflikte, ndërsa dyshimet janë ngritur se shënjestër e atentatit të ketë qenë Jozi....