Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Britania synon të heqë tarifat e eksportit të ushqimeve drejt BE-së deri në vitin 2027
Bizneset britanike shpenzuan deri në 65 milionë paund vitin e kaluar për licencat e nevojshme për të eksportuar ushqime dhe produkte bujqësore drejt Bashkimit Europian – një kosto që qeveria premton ta eliminojë brenda 18 muajve, përmes një marrëveshjeje të re me Brukselin.Të dhënat zyrtare treguan se vetëm në vitin 2024 u lëshuan mbi 328 mijë licenca të tilla, me çmim që varionte nga 113 deri në 200 paund secila, duke e vendosur barrën financiare totale për kompanitë midis 37 dhe 65 milionë paund.Nick Thomas-Symonds, ministri që drejton negociatat me BE-në, do të shpallë këtë javë planin për të hequr këto tarifa, duke premtuar një marrëveshje të re deri në vitin 2027. Në një aktivitet të organizuar në Londër nga Michael Gove, ai pritet të...